Lezhë, rrëfehet familja e grabitur
"Erdhën si policë, ua hapa derën"

LEZHE - Rrëfehet familja e grabitur një natë më parë në Kallmet të Lezhës, nga 3 persona që ishin të veshur me uniformë policie. Ata hynë në banesën e familjes Gega me arsyetimin se do të bënin një kontroll në banesë me pretendimin se fëmijët në emigrim kishin kryer një krim.

Kol Gega nga Kallmeti i Lezhës dhe bashkëshortja e tij rrëfejnë momentet e tmerrit të përjetuar pasditën e së mërkurës, ku nën kërcënimin e armëve garbitësit ju morën gjithçka gjetën në banesë.

Ata shprehen se ua kanë hapur vetë derën e shtëpisë duke menduar se janë policia e shtetit dhe po veproin në përputhje me ligjin, por vetëm pasi janë larguar grabitësit kanë konstatuar se për cfarë bëhej fjalë.

"Policia thanë, pse se hap derën shtetit, ishin tre vetë. Kalamjtë e tu kanë vrarë 3 vetë dhe je në gjak se femijet kanë vrarë në Itali. Po unë ju thashë nëse ata kanë vrarë e paguajnë vetë, i kap shteti. Jua hapa derën i futa brenda, duke respektuar shtetin, e kuptuam vonë kur na mbyllën brenda." tregon kryefamiljari Kol Gega
 
"S’kena pas ku të dalim jashtë ne, na kan rrethuar brenda me pistoleta.Unë mendoj shyqyr që jam gjallë me atë se çfarë kam parë mbrëmë." shprehet Lena Gega.

lena gega

Ngjarja e ndodhur në Kallmet pason rastin e katërt brenda pak kohësh të grabitjeve të banesave, por ky është rasti i parë që grabitësit paraqiten si punonjes policie duke përdorur edhe elemente të saj, ndërkohë që ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje. Banorët e Kallmetit ndjehen të pasigurtë, pasi grabitjet po ndodhin në mes të ditës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën

Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën