Rruga që të çon në Kalanë e Lezhës rrezikon të shkatërrohet, për shkak të rrëshqitjeve masive të dherave dhe gurëve. Report Tv mësoi se situata paraqitet e vështirë, ku nga rrëshqitjet rrezikohet edhe një banesë.

Nga fotot që po iu sjell Report Tv duken gurët e shumtë që kanë rënë mbi rrugë, duke rrezikuar kalimin e njerëzve dhe mjeteve, por duke u kthyer në një makth dhe për banorët e banesës aty pranë, e cila është shumë e rrezikuar.

rrezohet muri lezhe
(Pamje nga rruga e  mbushur me gurë e dhera, që kanë rrëshqitur)

Ndërkohë, specialistët e bashkisë kanë dalë në terren prej orëve të para të mëngjesit dhe po ndërhyjnë për largimin e gurëve nga rruga.