Arrestimet erdhën si rezultat i një aksioni të policisë në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në prangat e policisë kanë rënë:
-Ilirian Shabani, 43 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motoçikletë pa leje drejtimi dhe pa targa.
-Fation Syziu 25 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar i pa pajisur me leje drejtimi automjetin tip "Benz".
-Pashk Dedgjonaj, 54 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar mjetin motoçikletë pa leje drejtimi dhe pa targa .
-Gezim Vasija, 39 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar mjetin motoçikletë i papajisur me leje drejtimi .
-Gjovalin Haxhia, 47vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar mjetin motoçikletë pa leje drejtimi. Gjithashtu u ndalua edhe Saimir Kuqi ,24 vjeç , banues në Kurbin, i cili ishte shpallur në kërkim për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Gjithashtu janë vendosur 116 masa administrative.
Ndër këto :
- 20 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit
- 8 masa administrative për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit
- 30 masa administrative për parakalime të gabuara
- 19 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë
- 4 masa administrative për xhama të zinj
U bllokuan 5 mjete për mungesë dokumentacioni dhe targa fallso.
Njoftimi i plotë i poicisë:
LEZHË-Policia ka proceduar
Vijon puna e Policisë Rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor
Proçedohen penalisht 6 drejtues mjetesh
Policia Rrugore e Lezhës, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve, ka vijuar punën për konstatimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Rregullave Kodit Rrugor.
Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, konkretisht:
-Ilirian Shabani, 43 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motorçikletë pa leje drejtimi dhe pa targa.
-Fation Syziu 25 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar i pa paisur me leje drejtimi automjetin tip "Benz".
-Pashk Dedgjonaj, 54 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar mjetin morçikletë pa leje drejtimi dhe pa targa .
-Gezim Vasija, 39 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtuar mjetin motorçiklet i papajisur me leje drejtimi .
-Gjovalin Haxhia, 47vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap duke drejtur mjetin motorçiklet pa leje drejtimi.
Gjithashtu u ndalua shtetasi në kërkim :
-Saimir Kuqi ,24 vjeç , banues në Kurbin .
Ndalimi i tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtim të automjeteve në mënyre të parregullt “ dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit te policisë së rendit publik “ parashikuar nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal .
Materialet proçeduriale në ngarkim të shtetasve të arrestuar , i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin për veprën penale " Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Gjithashtu , në vijim të këtij plan pune , janë vendosur 116 masa administrative.
Ndër këto :
- 20 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit
- 8 masa administrative për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit
- 30 masa administrative për parakalime të gabuara
- 19 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë
- 4 masa administrative për xhama të zinj
U bllokuan 5 mjete për mungesë dokumentacioni dhe targa fallso.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com