LEZHË-Policia sekuestruar në një operacion 200 kg kanabis, 4 litër vaj hashashi dhe një armë zjarri me 7 fishekë, 2 makina dhe katër telefona, ndërsa ka arrestuar katër persona. Të arrestuarit janë; - Tofik Koleci 54 vjeç, Miri (Ardit) Koleci 32 vjeç, Mirand Qira 42 vjeç dhe Ndriçim Doku 39 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Katër trafikantët u ndaluan në në aksin rrugor Fushë Krujë – Mamurras.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për ndjekje të mëtejshme për veprat penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 283/2-25 dhe 278 të Kodit Penal. Policia e Shtetit fton çdo qytetar të telefonojë në numrin falas 112, duke denoncuar apo ofruar të dhëna që ndihmojnë në goditjen e paligjshmërisë dhe kriminalitetit në vend