LEZHE- Ish kryetari i komunës së Dajçit në Lezhë Rrok Rroku, 55 vjeç është arrestuar nën akuzën e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. Policia e Lezhës bëri të ditur sot arrestimin e Rrok Rrokut, 55 vjeç banues në fshatin Zajs.
Policia e Lezhës bëri të ditur sot arrestimin e Rrok Rrokut, 55 vjeç banues në fshatin Zajs. Për të është dhënë masa e arrestit burg nën akuzën e "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën", informon korrespondenti ynë në Lezhë Julian Hila.
Për të është dhënë masa e arrestit burg nën akuzën e "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën", pas denoncimit per vjedhjen e te pakten 6 automjeteve, donacione kwto te shoqatave te huaja. Burime nga policia e Lezhës bëjnë të ditur se gjatë kohës që Rroku ushtronte funksionin e kreut te komunës Dajç në Lezhë ka përfituar një fadromë, nje autobus dhe disa furgonë, por që nuk u vunë asnjëherë në shërbim të komunitetit.
Sipas policisë, ai i ka shitur dhe shuma e përfituar është përvetësuar nga vetë Rroku.
Ish kreu i komunës Dajç të Lezhë Rrok Rroku humbi zgjedhjet e 8 Majit, 2011 si përfaqësues i Partisë Socialiste, ndërsa akuzoi kandidatin e djathtë për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa çështjen e tij e referoi në prokurori. Gjykata e Lezhës i dha të drejtë ish- kreut të komunës Rroku për pretendimet e ngritura prej tij dhe të vërtetuara nga organi i akuzës ndërsa solli edhe dënimin e komisionerëve të qendrës se votimit ne Dragushe të Dajçit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com