LEZHE-Një 28 vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi shiste kanabis pranë shkollave në Lezhë.
Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Quick Strike”, ku në pranga është vënë 28-vjeçari Pashk Ndoj, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në dhjetra doza të gati për shitje.

‘Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas operonte në mënyrë të vazhdueshme, duke shpërndarë lëndë narkotike kryesisht pranë shkollave, duke krijuar një rrezik serioz për sigurinë e nxënësve. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje’, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
S.B/Shqiptarja.comKomente

