Lezhë, shpërndahen 4 mijë rrënjë
ullinj falas për fermerët e Zadrimës

Lezhë, shpërndahen 4 mijë rrënjë<br />ullinj falas për fermerët e Zadrimës
4-mijë rrënjë ullinj ju janë shpërndarë falas fermereve në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë.

Ata u mundësuan nga Instituti i Pemtarisë në Vlorë pas ndërmjetësimit të Drejtorit të Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare.

Shpwrndarja e ullinjve u bë nga përfaqësuesit e Njesisë Administrative të Blinishtit, ndërsa përfitues ishin qindra fermerw nga fshatrat e kësaj zone.

Ata shprehen se kjo është një ndihmë mjaft e madhe për ta, duke iu referuruar dhe faktit se zona e tyre është kultivuese e ullirit.

Biznesmeni Altin Prenga thotë se kjo ndihmë është mjaft pozitive për zonën, ndërsa përcjell dhe mesazhin se toka vlen dhe ka nevojë të punohet. 

Çdo fermer ka përfituar nga 5 rrënjë ullinj e kjo do të shtojë kultivimin e tyre në zonën e Zadrimës në Lezhë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar