Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar paraditen e së martës në hyrje të qytetit të Lezhës, ku dyshohet se në një pikë karburanti ka pasur rrjedhje nga autogazi.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe inspektorët e ISHTI të cilët kanë konstatuar se një autogaz ka pasur rrjedhje dhe kjo ka ndodhur gjatë kohës që po bëhej pastrimi i autogazit nga punëtorët e kompanisë përkatëse.
 
Ata kanë parë nga afër kushtet teknike në të cilat ishte vënë në punë autogazi ndërsa po bëjnë raportin përkatës për këtë ngjarje.
 
Në të gjithë zonën përreth u vendos një perimetër siguria, pasi aty pranë ndodhen me dhjetra biznese dhe shtëpi banimi, ndërsa e gjitha lëvizja përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër u bllokua për disa minuta.

Shefi i Shërbimit zjarrfikës në Lezhë Agustin Pepkolaj u shpreh se operacioni ka qenë tepër i vështirë, ndërsa ngjarja sipas tij ka ndodhur nga nja gabim njerëzor.

Situata u normalizua pas më shumë se 1 orë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e policisë rrugore bëri të mundur që në një kohë mjaft të shpejtë të vijojë normalisht qarkullimi i automjeteve.
 
Ngjarja e ndodhur ka shkaktuar frikë dhe panik tek banorët e zonës si dhe tek nxënësit e një shkolle që ndodhet vetëm 200 metra larg karburantit ku ndodhi ngjarja.

lezhe zjarr

lezhe zjarr

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)