Lezhë, Skënderbeu "pushtohet"
nga tregu i rrobave të përdorura

Lezhë, Skënderbeu nga tregu i rrobave të përdorura">
Vendvarrimi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, në qender të qytetit të Lezhës është veshur i tëri me rroba të perdorura. Çdo fundjavë trotuari drejt lagjes Skënderbeg zaptohet thuajse plotësisht nga tregtaret ambulantë, ndërsa kangjellat që rrethojnë këtë vend historik mbulohen nga rrobat e përdorura.

Kjo pjesë është parashikuar edhe si vendqendrim për turistet, por pamja që u ofrohet atyre, është larg pritshmërive. Policia bashkiake nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të frenuar popullimin e kësaj zone nga tregtarët ambulantë, e aq më tepër për të çliruar pamjen e zones muzeale.
 
Ndonëse trotuari është i tregtarëve, qytetaret janë të detyruar të lëvizin në mes të rruges. Por edhe në këtë rast, policia e shtetit tregohet indiferente.
 
I kontaktuar nëpërmjet telefonit, kreu i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ka deklaruar se ka thirrur menjëhere drejtuesit e Policisë Bashkiake për të kërkuar prej tyre reagim të shpejtë, ndersa ka shtuar se do të analizojë edhe heshtjen e punonjesve për këtë pamje të njohur prej tyre.

Ndërsa Lezha orientohet në letra drejt turizmit, përfshirë edhe atë historik, zaptimi në mënyrën më të keqe i hapësires përreth saj dëshmon nevojen për reformin të zyrave që duhet të ketë në fokus dhe vemendjen e tyre pikërisht sektorin e turizmit.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid