Pak ditë pasi disa shqiptarë që kishin të stampuar në makinë flamurin shqiptar gjatë kthimit nga Franca janë gjobitur nga policia malazeze me arsyen se provokonin turistët, në Lezhë, një autobus me studentë nga Mali i Zi është ndaluar prej disa orësh nga policia. Ata kanë qenë në eksursion në Shëngjin, ndërsa gjatë kohes së qëndrimit të tyre në këtë zonë dyshohet se janë përfshirë në një vjedhje. Kanë qenë punonjësit e biznesit në fjalë të cilët kanë vënë re vjedhjen duke njoftuar menjëherë policinë.
Studentët vijojnë të jenë të shoqëruar në komisariat prej më shumë se 6 orësh ku po merren në pyetje rreth ngjarjes. Policia ende nuk ka dhënë informacione ndërsa dyshohet se studentet janë përfshirë në vjedhjen e disa sendeve brenda një supemarketi në zonen bregdetare të Shëngjinit. Shumica prej studentëve të ndaluar dyshohet se janë nga Serbia. Gjatë momentit të xhirimit të pamjeve nga mediat, ata kanë brohoritur me thirrje antishqiptare, duke ngritur tre gishtat.

Redaksia Online
Al.N/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO