Lezhë, takim ndërballkanik për 
situatën ekonomike të romëve

LEZHE- Përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian nga Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi kanë zhvilluar një takim në Lezhë, për t’u njohur me kushtet dhe situatën social-ekonomike të këtyre komuniteteve në vendin tonë. Për kreun e bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj, këto dy komunitete mbetën më të prapambeturit dhe të painformuar për të patur akses në shërbime, ndaj janë adresuar projekte konkrete për t’ju ardhur në ndihmë.
 
Gjithëpërfshirja në shoqëri e komunitetit rom dhe egjiptian është bërë pjesë e këtij takimi në Lezhë, që mbështetet nga OSBE. Sipas menaxheres së këtij projekti Xhudit Kirs, shoqëria lezhjane ka qenë mjaft aktive për të mbështetur këtë kategori, ndërsa ka shtuar se ky është një mesazh i fortë për romët dhe egjiptianet.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët