Lezhë - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tiranë - Lezhë. Ndonëse ishte vetëm pak metra larg mbikalimit, kalimtarja ka zgjedhur që të kalojë autostradën ndërsa një automjet që po vinte e ka përplasur.

Trupi i saj i pajetë u gjet rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut” në hapësirën ndërmjet trafikndarësve. Drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases së aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.