LEZHE - Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës. Një sasi tritoli e cila ishte vendosur në katin e 4 të një apartamenti ka shpërthyer por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit, ndërsa objekt i sulmit ka qenë Paulin Deda efektiv i burgut të Shën Kollit në Lezhë. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme të derës së shtëpisë, ndërsa në momentin e shpërthimit 4 pjestarët e familjes Deda kanë qenë në gjumë.
Ngjarja ka shkaktuar panik te ata si dhe tek banorët e tjerë të pallatit të cilët kanë sinjalizuar menjëherë policinë. Efektivi i burgut të Shën Kollit, Paulin Deda, i cili ishte edhe objekt i sulmit e lidh ngjarjen me detyrën që ai ka. Sipas tijë ka patur kërcënime, por që asnjë herë nuk ishin marrë shumë serioze nga ana e tij.
"Mund të ketë ndodhë vetëm prej disa gjërave të vogla që unë s'i kam marrë serioze ato gjëra." tregon ai
Gazetari: A ishte i fortë shpërthimi?
"Me thënë të drejtën ishte i fortë dhe i frikshëm, unë isha afër derës po më shumë u tremb vajza. Policia le të bëjë sa ma shpejt punën e saj." tha ai
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, ndërsa është bërë e ditur se edne nuk ka asnjë person të shoqëruar.
Uniformat blu të Lezhës kanë kërkuar ndihmën e ekspertëve të xhenierëve të cilët kanë ardhur nga Tirana për të përcaktuar sasinë dhe llojin e tritolit që është vendosur.
Nga të dhënat e para është bërë e ditur se autorët e kësaj ngjarje nuk kanë qenë profesionist pasi kanë lënë shumë gjurmë në vendin ku është vendosur sasia e tritolit.
Kjo pritet që të ndihmojë edhe policinë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjare. Paulin Deda punonte prej 8 vitesh si polic i grupit të gatshëm që shoqërojnë të burgosurit për t'i dërguar ata në seancat gjyqësore në gjykata.

(Në foto: Vendi ku është vendosur tritoli në Lezhë)
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO