Një aksident tragjik i ndodhur më 26 tetor në Balldre të Lezhës ka përfunduar me humbjen e jetës së 16-vjeçarit Arjon Xhezairi.

I mituri, i cili u aksidentua me çiklomotor teksa po kthehej nga shkolla, nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor Balldre-Rraboshtë. Sipas informacionit paraprak të policisë, 16-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi çiklomotorin që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të rënda.

Pas aksidentit, ai u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.