LEZHË - Ujërat e zeza të qytetit të Lezhës derdhen në Lumin Drin e më pas përfundojnë në det, duke shkaktuar një ndotje të lartë ujërave të këtij lumi që përshkon mes përmes qytetin. Kjo ka krijuar një ndotje të madhe, duke u kthyer në një rrezik serioz edhe për shpërthimin e ndonjë epidemie për qytetarët.
Janë me dhjetra biznese shërbimi të cilët operojnë në brigjet e këtij lumi në qytetin e Lezhës dhe frekuentohen nga shumë qytetarë dhe turistë të huaj që vizitojnë Lezhën dhe që përballen me aromën e pakëndshme që të serviret.
Situata problematike pranohet edhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj, i cili thotë se me përfundimin e ujësjellësit të ri të qytetit do marrë zgjidhje edhe ky problem, por pa paraqitur asnjë argument si do të zgjidhet, pasi impianti i ujërave të zeza ndodhet në Shëngjin.
Duke ju referuar faktit se ujërat e Lumit Drin derdhen në det, rrjedhimisht edhe bregdeti i Shëngjinit është plotësisht i ndotur.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO