Lezhë, vandalizëm në Kala kundër  
 mbishkrimit të Sulltan Sulejmanit

Lezhë, vandalizëm në Kala kundër  <br /> mbishkrimit të Sulltan Sulejmanit
LEZHË - Porta hyrëse e Kalasë së Lezhës është vandalizuar nga disa persona ende të paidentifikuar të cilët kanë shprehur edhe qëndrimin e tyre kundër vendosjes së mbishkrimit të Sulltan Sulejmanit përmes disa mbishkrimeve.
 
Në pllakatën e ngurtë të vendosur para pak ditësh me mbishkrimin e Sulltan Sulejmanit u vendos në portën hyrëse të Kalasë së Lezhës. Mbishkrimi flet për rindërtimin e Kështjellës më 1522 nën kujdesin e feudalëve lokalë Skuraj.

Në të shkruhet tekstualisht: “Sulltan Sulejmani, ka rikonstruktuar këtë kështjellë të bekuar, Zoti e perjetesoftë mbretërimin e tij dhe i dhentë jetë të gjatë. Me ndihmen e Dervish Muhamedi, i biri i Uzgur. Kryelarta, keshtjelle e forte e Sulejmanit. Viti 1928 ose me kalendarin Gregorian, viti 1522”.
 
Por ky mbishkrim mesa duket nuk u ka pëlqyer të gjithë lezhjanëve të cilët gjatë natës anëshkruar në mure se “mos u shitni te osmani”

Bëhet e ditur se mbishkrimi është zbuluar në vitet’70 nga prof Frano Prendi, dhe prej kohës së zbulimin e deri më sot ruhej  në muzeun etnografik të qytetit të Lezhës.
 
Kundër këtij akti vandalizimi ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila apelon se nuk duhet pasur frikë nga monumentet e kulturës.

Gjithashtu gjatë mbrëmjes së kaluar është dhunuar edhe Kisha e Shënkollit në Lezhë. Mësohet se janë dëmtuar disa ikona dhe janë thyer xhamat e Kishës.

lezhe

Statusi i plotë i Mirela Kumbaros
Mos kini frike nga monumentet e kultures!
Aq me shume ne nje dite feste paqeje dhe urimesh e perkushtimi per Tjetrin, denoj me force çdo veprim qe cenon kulturen, trashegimine, gjurmet e historise, monumentet e kultures siç te paret na i kane lene!
Ne kemi detyre te mbrojme e te ruajme çdo gur e shpirt qe kemi sot! 
Kemi detyre t'ua percjellim brezave!
Gjithçka eshte pjese e identitetit tone kulturor, kombetar, ballkanik, europian, njerezor!
Mos kini frike nga monumentet!
Monumentet jane deshmitare te historise por nuk e shkruajne ate! Historine e shkruajne historianet.
Ministria e Kultures dhe restauratoret kane detyre te mbrojne, te ruajne e te promovojne trashegimine, pa e deformuar, pa e zbukuruar. 
Kete do e bejme te gjithe bashke si nje komb i qyteteruar!
E kunderta ndodhet te barbaret, te armiqte e kultures por edhe te vetevetes! Sot ata gjenden ne krah te perbindshit me emrin ISIS.
Denoj aktin barbar dhe primitiv te dores mjerane qe demtoi mbreme naten porten e sapo restauruar te Kalase se Lezhes!
Ndertimet e viteve 1500 nuk hiqen nga historia ne vitin 2015 o trima te errësirës!
Sikurse nuk fshihen gjurmet e origjinave tona te lashta kudo ne territor!
Policia ka filluar veprimet. IMK dhe Drejtoria rajonale ka filluar punen per pastrimin e kalase, me parate e taksapaguesve shqiptare!
Bej thirrje komunitetit te sensibilizohet ne mbrojtje te monumenteve kudo qe jane!
Mjeraneve, nese nuk paguajne ende taksat, i ftoj te mesojne sepaku gjuhen shqipe!
Gezuar Bajramin!

lezhe

 FOTO

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror