Lezhë - Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi bizhuteri në një banesë në Ishull Shëngjin. I riu u kap nga kamerat e sigurisë teksa në mes të ditës hyn i qetë në banesën ku grabiti.
Vlera e bizhtuterive të vjedhura kap vlerën rreth 300 000 lekë.
Sipas hetimeve të kryera Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë në në një argjendari në Shkodër, pronari i së cilës do të hetohet në gjendje të lirë.
"Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.
Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Komente






