LEZHE - Policia e Lezhës ka goditur një bazë të falsifikimit të parave në qytet, duke arrestuar shtetasit : Petrit Lazer Gjokhilaj, 24 vjeç dhe Vitor Ndue Vathaj, 22 vjeç.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan :një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava 2" dhe një printer-skaner i cilësisë së lartë, nga i cili printoheshin këto kartmonedha; 23 copë kartmonedha prerje 1000 lekëshe dhe 2 copë, 500 lekëshe; dy kompjuter “DELL” me aksesorët e tyre; një printer “Epson”; telefona celularë; vizore metalike; 3 mjete prerese; 2 manikyrë, 2 fletë format “A4” , fotokopjuar prerje kartmonedhash 1000 lekëshe.

Pasi janë identifikuar falsifikatorët, policia po merr deklarimet në shume lokale e dyqane ku mund të jenë përdorur kartmonedhat falco.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)