Në fillim të shtatorit dosja për zgjedhjet e kryetarëve të fshatrave në Lezhë do të depozitohet në prokurori.

Këtë e kanë paralajmëruar kryetarët e deritanishëm të këtyre fshatarave të majtë e të djathtë të cilët pretendojnë se zgjedhjet janë manipuluar ndaj ky proces duhet hetuar.

Sipas tyre nuk është reflektuar vullneti i banorëve të zonës por i disa keshilltarëve që i kanë zhvilluar këto zgjedhje në tavolinë. Nese prokuroria dhe gjykata e Lezhës do të heshtin përballë fakteve, atëherë ankesa e tyre do të përshkallzohet në greva urie. 

Partia Demokratike ka marrë përsipër mbështetjen me ekspertët e saj ligjorë. 

Do të jenë organet e drejtësisë që do të përcaktojnë ligjshmërinë e këtij procesi të paprecedentë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com