Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën me zjarret në vend.
‘Forcat e emergjencave civile kanë mundur të fikin një pjesë të madhe të vatrave të zjarrit që u aktivizuan gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit.
Është izoluar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme vatra në shpatin e malit, në kthesën e Balldrenit, në Lezhë, duke shmangur tërësisht rrezikun për banesat dhe bizneset në zonë. Aktualisht po vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Ligjin në Orosh të bashkisë Mirditë, ku flakët po zhvillohen me intensitet të ulët.
Gjithashtu është shmangur rreziku për banesat në fshatin Qesarat në bashkinë e Finiqit, ku puna po vijon për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.
Në fshatin Patin, njësia administrative Klos, ku dje ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll dushku është bërë e mundur të shuhet një pjesë e vatrës dhe nuk paraqet rrezik për banesat. Në terren kanë shkuar edhe 20 forca nga shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor për të mundësuar izolimin e plotë gjatë ditës së sotme.
Pa rrezik për zonat e banuara është edhe situata në zonën e quajtur “Makaresh”, në zonën e Krastës në Krujë, si dhe në fshatin Bizë në Ishëm të Durrësit, ku po punohet pa ndërprerje për të shuar vatrat e zjarrit.’- njofton ministria e Mbrojtjes.
Lajmi kryesor: