LEZHË – Një parcelë në fshatin Rrile është përfshirë nga flakët e zjarrit, shkaqet e së cilës janë ende të paqarta.

Sipas informacioneve nga korrespondenti ynë në Lezhë, zjarri rrezikoi edhe dy banesa të cilat ndodheshin shumë pranë parcelës.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e zjarrfikësve, të cilët bënë të mundur edhe fikjen e flakëve të zjarrit.

Këto të fundit favorizoheshin edhe nga era e fortë, gjë që vështirësoi punën për të vendosur nën kontroll situatën. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar nga zjarri në parcelë.





(v.gj/shqiptarja.com)