Lezhë/ Gjobisnin dhe kërcënonin me armë bizneset, 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim! 3 nën hetim, 2 prej tyre të mitur! Sekuestrohet armë, 115 fishekë e dy mjete të blinduara (EMRI)

Lezhë/ Gjobisnin dhe kërcënonin me armë bizneset, 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim! 3 nën hetim, 2 prej tyre të mitur! Sekuestrohet armë, 115 fishekë e dy mjete të blinduara (EMRI)

Policia e Lezhës në aksion

Lezhë- U vendosnin gjoba bizneseve dhe i kërcënonin me armë, një i arrestuar dhe një tjetër person në kërkim.

Policia e Lezhës dhe specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda finalizuan sot (19 Shkurt) një operacion për goditjen e një grupi kriminal që shantazhonte dhe gjobiste bizneset nën kanosje të armatosur.

Në pranga ra Fatmir Kuqi, 48 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin. Gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 115 fishekë luftarakë, si dhe 1 armë gjahu dhe fishekë për të, që posedoheshin pa leje.

Nën procedim janë A. S., 39 vjeç, banues në Mamurras, si dhe dy të mitur 15 dhe 16 vjeç, të dyshuar për veprën penale “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Në kërkim efektivët shpallën të dyshuarin L. J.

“Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i dy automjeteve të blinduara, të cilat përdoreshin nga këta shtetas, për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë”, bëri me dije policia vendore.

Dosja i kaloi prokurorisë vendore për hetime të mëtejshme.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet sërish seanca për masakrën e Gërdecit, shkak vizita e Fatmir Mediut në SHBA! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet

Shtyhet sërish seanca për masakrën e Gërdecit, shkak vizita e Fatmir Mediut në SHBA! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet