Lezhjani i pagdhendur hynë nga dritarja, kapet mat në dhomën e shtëpisë që do vidhte

Lezhjani i pagdhendur hynë nga dritarja, kapet mat në dhomën e shtëpisë që do vidhte

Foto ilustruese

Vetëm një javë pasi kishte dalë nga burgu, një 23-vjeçar i dënuar për vjedhje, i është kthyer sërish "avazit të vjetër". D.K u arrestua nga Policia e Lezhës në dhomën e një banese që kishte hyrë për të vjedhur. Atij ju sekuestrua një thikë që mbante me vete.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 23-vjeçari ka tentuar t'i vjedhë shtëpinë një personi me inicialet Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë  policinë.

Policia thotë se "galë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në një prej dhomave të banesës ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një thikë".

I riu do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për veprat penale “Vjedhja"dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur