LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit. Në këtë aksident është përfshirë një automjet tip 'Benz' drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Pas përplasjes makina ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar. Makina nga pamjet e siguruar nga Report TV shihet se ka qenë luksoze dhe është shkrumbuar e gjitha.
Komento