Lezhë/ Shisnin artikuj industrialë me stampa false dhe pa faturë, arrestohen 2 persona

Lezhë/ Shisnin artikuj industrialë me stampa false dhe pa faturë, arrestohen 2 persona

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës në kuadër të operacioni  "Fake grains", pasi janë iu janë gjetur dhe sekuestruar artikuj industrialë me vula dhe stampa të falsifikuara. Në pranga kanë rënë A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë. Këto produkte do të shiteshin nëpër lokalet e Lezhës.

Njoftimi i plotë

Lezhë 
Operacioni "Fake grains"
arreston 2 shtetas që tregëtonin në Lezhë artikuj industriale pa faturë e dokumente, me vula e stampa të falsifikuara. 

Nga hetimet disa javore të ndjekura nga Seksioni kundër krimit ekonomik dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë pas informacione të siguruara në rrugë policore, u bë realizimi i operacionit "Fake grains" me arrestimin e shtetasve A.N. vjeç 50 dhe E.B. vjeç 34, banues në Tiranë. 

Këta shtetas në Lezhë, u kapën me mjetin e tyre me nje sasi artikujsh për t'i tregëtuar në lokalet e qytetit të Lezhës.

Malli i bllokuar dyshohet pa asnjë dokument shoqërimi apo faturë tatimore, me vula e stampa të falsifikuara, pasi të drejtën e pronësisë së tregtimit të asaj marke e ka një shoqëri tjetër tregtare e regjistruar. 

Veprat penale që akuzohen janë: "Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale", "Fshehja e të ardhurave", "Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë", "Manipulin i tregut" dhe "Falsifikim i vulave e stampave".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen