Një shpërthim me tritol ka tronditur gjatë natës fshatin Lalm të Ri në Lezhë, ku lënda plasëse është vendosur në verandën e një banese. Burimet thanë se shtëpia është në pronësi të një gruaje, e cila jeton aty me të birin e mitur.

Nëna dhe djali nuk janë lënduar. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person teksa afrohet dhe vendos lëndën plasëse në verandë.

Pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Në fokus të hetimeve janë konfliktet që mund të ketë pasur pronarja e banesës.

“Më datë 26.11.2026, rreth orës 02:55, në lagjen “Lalm i Ri”, Lezhë, në verandën e banesës së shtetases D. Gj., dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton Policia.