Aktivistë të komunitetit LGBT dhe qytetarë kanë zhvilluar një protestë marrshim në kryeqytet, në shenjë solidarizimi me viktimat e masakrës së Orlandos në SHBA. Aktivistët e komunitetit LGBT u shprehën se masakra ishte një ngjarje me motive urrejtjeje ndaj një komuniteti të tërë.

Qytetarët kanë ndezur një qiri tek shkallët e Universitetit Politeknik, në sheshi Nënë Tereza për 50 të vrarët në Orlando dhe për ço person që ka humbur jetën për shkak të homofobisë. Kësaj protestë marrshim u janë bashkuar qytetarë, ndërkohë u bë apel që institucionet të reagojnë për masakrën në Orlando të SHBA-s.

lgbt homazhe

lgbt homazhe

lgbt homazhe

lgbt homazhe

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)