LGBT: SHQIPTARJA.com ka
ndjekur më mirë problemet tona

LGBT: SHQIPTARJA.com ka <br />ndjekur më mirë problemet tona
TIRANE - Gazetat SHQIPTARJA.com është renditur e para ndër gazetat shqiptare për trajtimin e numrit më të madhe të temave dhe artikujve për problemet e LGBT. Lajmi është njoftuar nga vetë LGBT, ku sipas vëzhgimit të tyre në 15 gazeta, në tremujorin shtator-tetor-nëntor “SHQIPTARJA.com është ajo e cila ka folur më shpesh për komunitetin LGBT apo për tema të cilat prekin këtë komunitet, duke renditur 15 artikuj”.

“Në tremujorin shtator-tetor-nëntor është folur për LGBT në 0.2% të 52325 artikujve të botuar në 15 gazeta të ndryshme. Gazetat që Historia Ime ka vëzhguar janë Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Metropol, Panorama, Republika, Rilindja Demokratike, Shekulli, Shqip, Shqiptarj.com, Sot, Standard, TelegraF, Tema dhe Tirana Observer. Vihet re se gjatë këtij tremujori Shqiptarja.com është ajo e cila ka folur më shpesh për komunitetin LGBT apo për tema të cilat prekin këtë komunitet me 15 artikuj. Pas saj janë Gazeta Shqiptare dhe Shqip me nga 11 artikuj”, thuhet në njoftimin për media të LGBT.

LGBT sqaron se vëzhgimi është kryer me ndihmën e materialeve të vëna në dispozicion nga Moving Culture, punuar për Historia Ime nga Erjon Tela dhe Megi Xharo.

Historia Ime financohet nga Fondacioni Soros dhe Civil Rights Defenders.

* foto nga protesta e LGBT në Tiranë

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)