LGBTI, mban takim informues në Kavajë

Komuniteti LGBTI ka mbajtur sot një takim informues në qytetin e Kavajës, ku i ka njohur të pranishmit me problematikat që shoqërojnë këtë komunitet dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre, ku të pranishëm ishin përfaqësues të shërbimeve publike, arsimit, shëndetësisë, policisë dhe Bashkisë.

Ky takim u mbajt nga Qendra STREHA, një shërbim rezidencial për të rinjtë LGBTI që përballen me dhunë, paragjykim e diskriminim dhe që janë të pastrehë për shkak të orientimit seksual.

Marsida Cela, drejtore e Strehës, i njohu pjesëmarrësit me natyrën e shërbimit,  problematikën që përballen përfituesit e shelterit LGBTI dhe u konsultua me profesionistët për ngritjen e një mekanizmi referimi të rasteve që janë në risk përjashtimi social për shkak të orientimit seksual.

Dhuna në familje, vazhdon të mbetet një ndër sfidat kryesore të komunitetit LGBTI”, tha ajo.

Prej disa muajsh specialistët e Strehës, kanë filluar një proçes informimi dhe konsultimi me të gjithë përfaqësuesit e shërbimeve në 12 qarqet kryesore te vendit.
Që nga dhjetori i vitit 2014, rreth 14 përfitues, të rinj e të reja të komunitetit LGBTI kanë pasur mundësi të përfitojnë nga ky shërbim.

Atyre u ofrohet jo vetëm akomodimi dhe ushqimi, por mbi të gjitha ndihmë psiko-sociale, si dhe asistohen të ri-integrohen në jetë e në familjet e tyre si dhe të punësohen, ose në raste të tjera të ndjekin rregullisht studimet në shkollë.

Streha e themeluar nga dy organizatat “Aleanca LGBT” dhe nga “ProLGBT” është shelteri i parë i këtij lloji në të gjithë Evropën Juglindore.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon