LIBAN - Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar dëme masive në disa rajone të Libanit, gjatë një stuhie dimërore, e cila konsiderohet një nga më të fuqishmet, që ka goditur vendin në dekadat e fundit. Shumë zona janë përmbytur dhe dëmet janë të mëdha.

Në disa qytete nuk ka energji elektrike apo lidhje telefonike dhe dhjetra fshatra janë të bllokuar për shkak të reshjeve të borës.

Në disa zona të Bejrutit, rrugët janë përmbytur dhe uji ka hyrë në shumë shtëpi duke shkaktuar dëmtimin e orendive dhe pajisjeve elektro-shtëpiake. Në pjesën jugore të qytetit të Sidonit, dallgët janë përplasur me shkëmbinjtë, ndërsa disa rrugë janë prishur.

Ndërkohë në Libanin jugor, dëbora ka bllokuar akset rrugore, që lidhin shumë fshatra me njëra tjetrën.
Moti i keq ka shkaktuar vdekjen e disa personave dhe dëmë materiale të konsiderueshme në disa vende të Lindjes së Mesme, ku mbizotëron moti i qëndrueshëm.

(ad.ti/l.c/shqiptarja.com)