Liban, shpërthime kamikaze në 
Bejrut; 37 të vdekur dhe 181 të plagosu

Liban, shpërthime kamikaze në <br />Bejrut; 37 të vdekur dhe 181 të plagosu
Të paktën 37 persona kanë mbetur të vdekur pas dy shpërthimeve në kryeqytetin libanez, Bejrut, si dhe 181 të tjerë janë plagosur sipas burimeve spitalore dhe Kryqit të Kuq të Libanit.

Shpërthimet kanë ndodhur në periferinë e Burj el-Barajneh, një bastion i lëvizjes shiite Hezbollah. Ato dyshohet të jenë shkaktuar nga dy kamikazë, siç raportojnë mediat lokale.

Konflikti në Sirinë fqinje ka përkeqësuar sigurinë dhe tensionet ndërsektare në Liban, ndërkohë që vetë Hezbollahu është përfshirë në luftimet në Siri, në krah të forcave besnike të Presidentit Bashar al-Assad.

Nga krahu tjetër, myslimanët sunitë të Libanit anojnë nga mbështetja për opozitën siriane. Pjesa jugore e kryeqytetit Bejrut ka rënë prè e sulmeve të grupeve militante sunite gjatë së kaluarës.

Por edhe grupet rebele siriane, përfshi edhe vetë Shtetin Islamik, kanë kryer sulme në Liban gjatë viteve të fundit, por në përgjithësi, situata në mbarë vendin dukej se po i rikthehej stabilitetit të brishtë.

Megjithatë, pas një periudhe relativisht të qetë, përmasa e këtij sulmi pritet të rizgjojë frikën se Libani mund të bjerë sërish viktimë e “kënetës” siriane.


Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani

Kategoria Superiore/ Nis sezoni i ri, Teuta përmbys Bylisin në Durrës, kampionët fitojnë pastër ndaj Dinamos! Nesër zbresin në fushë Tirana dhe Partizani