Shpërthime të reja në gjithë Libanin në radiomarrëset e përdorura nga grupi Hezbollah! 14 të vdekur dhe 450 të plagosur

LIBAN- Një valë e re shpërthimesh të radiove marrëse që përdor grupi Hezbollah ka goditur Libanin. Mediat raportojnë se 14 persona kanë vdekur dhe 450 të tjerë janë plagosur. Një pjesë e shpërthimeve ndodhën gjatë funeraleve të të vrarëve të martën nga shpërthimet e biper-ave, ku 12 persona u vranë dhe rreth 3 mijë u plagosën. Mediat raportojnë se pajisjet e komunikimit kanë shpërthyer në shtëpi, makina dhe motoçikleta.

Po ashtu agjencia libaneze e lajmeve raporton se edhe disa panele diellore, thelbësore për mirëmbajtjen e sistemit energjetik të Libanit shpërthyen në shumë shtëpi. Përfaqësues të Hezbollah paralajmëruan se hakmarrja do të jetë e shpejtë dhe e përgjakshme.

Reagimet e zyrtarëve të lartë ishin të menjëhershme. Kryeministri libanez i quajti krime brutale dhe tha se vendi është në luftë, ndërsa ministri i Punëve të jashtme e quajti si një parathënie të hyrjes në fazë të re të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Edhe ministri i Mbrojtjes së izraelit Yoav Gallant tha se tani nis një fazë e re e konfliktit, ndërsa Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite paralajmëroi Hezbollahun se ka shumë aftësi që ende nuk janë aktivizuar.

Reagim pati edhe nga Benjamin Netanjahu i cili tha se do ta mbajë premtimin për t’i kthyer banorët e Veriut në shtëpitë e tyre.

Sipas mediave libaneze që citojnë burime sigurie, telekomandat që shpërthyen sot ishin pjesë e së njëjtës ngarkesë me pajisjet e komunikimit që shpërthyen të martën.

Shpërthimet e reja ndodhën në një kohë kur Libani është i zemëruar dhe i hutuar pas sulmeve të së martës me Bipera, që dyshohet se ishin një sulm izraelit i Mossad ndaj anëtarëve të Hezbollahut.

Pas këtyre ngjarjeve Gjermania vendosi të pezullojë eksportet e reja të armëve të luftës në Izrael.

Lajmi në përditësim...

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
BBC: Divizioni ushtarak izraelit lëviz spostohet në veri të vendit, në kufi me Libanin

1722515378_ushtareizrael.PNG

Divizioni i 98-të i ushtrisë izraelite është zhvendosur sot nga Gaza në veri të Izraelit, ka konfirmuar një burim për BBC. Ky divizion më parë kishte luftuar në Rripin e Gazës.

Deri më tani, kishte një divizion në veri - divizioni i 36-të - që do të thotë se kjo lëvizje do të rrisë ndjeshëm forcat atje. Dy divizione mbeten të fokusuara në Gaza.

Kufiri verior i Izraelit me Libanin është vendi ku konflikti ka ndodhur me Hezbollahun që nga tetori i vitit të kaluar.

Ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant tha gjithashtu se vendi po "hap një fazë të re në luftë" - dhe se "qendra e gravitetit po zhvendoset në veri përmes devijimit të burimeve dhe forcave".

Ora 22:22
SHBA: Nuk duam përshkallëzim në Lindjen e Mesme

"Ne nuk duam përshkallëzim të asnjë lloji në Lindjen e Mesme." Kështu tha John Kirby në një konferencë për shtyp.

“Ne nuk besojmë se mënyra për të zgjidhur krizën është përshkallëzimi, por diplomacia,” shtoi zyrtari amerikan.

Ora 19:52
Gjermania pezullon dërgesat e armëve në Izrael

1718356275_gjermani.JPG

Gjermania ka pezulluar eksportet e reja të armëve të luftës në Izrael në pritje të një zgjidhjeje ligjore, sipas një analize të të dhënave të kryer nga Reuters dhe një burim i afërt për Ministrinë e Çështjeve Ekonomike.

Vitin e kaluar, Gjermania miratoi eksportet e armëve në Izrael me vlerë 326.5 milionë euro (363.5 milionë dollarë), duke përfshirë pajisje ushtarake dhe armë lufte, një rritje 10-fish në krahasim me vitin 2022, sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë, e cila miraton licencat e eksportit.

Megjithatë, miratimet janë ulur këtë vit: nga janari deri më 21 gusht janë dhënë vetëm 14.5 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë në përgjigje të pyetjes së një deputetje. Prej tyre, kategoria “armë lufte” kapte vetëm 32,449 euro.

Ora 18:56
Ministri Izraelit i Mbrojtjes: Tani fillon një fazë e re e konfliktit

Mediat izraelite raportojnë se ministri i Mbrojtjes së Izraelit Yoav Gallant nga baza e forcave ajrore Ramat David, tha se tashmë janë në një fazë të re konflikti.

"Forcat ushtarake po lëvizin në veri të vendit. Jemi në fillimin e një faze të re të konfliktit, kjo kërkon guxim dhe vendosmëri nga ne."- tha Gallant.

Ora 18:51
Paralajmëron Libani: Shpërthimet janë pararojë e një lufte më të gjerë

Ministri i Jashtëm libanez Abdallah Bou Habib tha se shpërthimi i qindra pager-ave dhe radiove mund të jetë një pararojë e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Sipas agjencisë kombëtare libaneze të lajmeve, të raportuara nga Al Jazeera, Ministri i Jashtëm paralajmëroi për seriozitetin e incidentit "sepse ai vjen pas kërcënimeve izraelite për të zgjeruar shtrirjen e luftës me Libanin, gjë që do ta zhyste rajonin në një cikël më të gjerë të dhunës dhe sinjalizojnë një luftë më të gjerë”.

Ora 18:48
Mbrojtja Civile e Libanit: Zjarre në shtëpi, makina dhe dyqane

Një seri zjarresh shpërthyen në shtëpi, makina dhe dyqane në disa pjesë të Libanit, duke përfshirë Luginën Bekaa, një zonë rurale në kufirin lindor me Sirinë dhe periferitë jugore të Bejrutit.

Kjo është thënë nga organizata libaneze e ndihmës emergjente të Mbrojtjes Civile, siç raportohet nga New York Times.

Ora 18:45
Hezbollahu: Hakmarrja do të jetë e përgjakshme

Kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, Hashem Safieddine, ka kërcënuar publikisht se do të hakmerret për ditën e dytë të shpërthimeve në Liban të pajisjeve të furnizuara për anëtarët e grupit shiit pro-iranian.

"Këto sulme patjetër do të ndëshkohen në mënyrë unike, do të ketë hakmarrje të përgjakshme," tha ai, cituar nga Times of Israel.

“Armiku duhet ta dijë se ne nuk jemi të mundur, se nuk do të përkulemi, se nuk do të tërhiqemi dhe se nuk do të prekemi nga ajo që ai po bën”, tha Safieddine, kushëri dhe bashkëpunëtor i ngushtë i liderit Hasan Nasrallah.

Ora 18:38
Mediat: Shpërthejnë edhe disa panele diellore në Liban

Foto e marrë nga Twitter

Disa panele diellore, thelbësore për mirëmbajtjen e sistemit energjetik të Libanit, shpërthyen në një numër shtëpish në jug të vendit të Cedarit. Kjo është bërë e ditur nga agjencia libaneze Nna.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 18/09/2024 19:55

    Cifutet po kruhen me te gjithe vendet fqinje por si i thone asaj nese kruhesh me shume hunj njeri do te futet thelle dhe nuk te del më kështu që dhe këtyre do tu ketë ardhur ngordhja si komb

    Përgjigju
  • Shkodra: 18/09/2024 18:28

    Ai që e ka bërë këtë është një gjeni!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor