/ATSH-AFP/ - Nga një sulm i pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS) kundër një bastioni të lëvizjes shiite të Hezbollahut në jug të Bejrutit, u regjistruan të paktën 43 të vdekur dhe 239 të plagosur, referuar shifrave të rishikuara, të ofruara nga Kryqi i Kuq libanez.
"Disa të plagosur janë në gjendje kritike", saktësoi i njëjti burim. Sipas të dhënave të mëparshme u raportuan 41 të vdekur dhe 181 të plagosur.
Ky ëshë sulmi më i rëndë i kryer nga ISIS-i në Liban dhe një nga më të përgjakshmit që prej fundit të luftës civile (1975-1990). Sulmi i parë i pretenduar nga grupi xhihadist kishte shkaktuar katër të vdekur në janarin e vitit 2014, kundër një bastioni të Hezbollahut shiit.
Dita e sotme është shpallur zi kombëtare duke përfshirë mbylljen e institucioneve publike dhe private
/Shqiptarja.com