“Heroizëm i shkruar me gjak atdhedashurie”, është libri që flet për jetën e Ibrahim Bashës. Efektivi i RENENA-s u vra pas një sulmi që iu bë policisë në Lazarat.
Ai u qëllua me një plumb në kokë, ndërkohë që autorët u arrestuan më pas.
Sipas Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, vdekja e Ibrahim Bashës ka qënë një humbje e madhe për të gjithë efektivët.
Çako vuri theksin tek kontributi që ka dhënë dëshmori Ibrahim Basha. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe familjarë të Ibrahim Bashës të cilët nuk i mbajtën dot lotët kur flitej për jetën e tij.
[gallery]20298[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com