Liberalizimi i vizave, Fajon: Kujdes
me rritjen e numrit të azilkërkuesve
Eurodeputetja Tanja Fajon, konkludon se në Kosovë janë bërë hapa përpara për heqjen e regjimit të vizave.
Eurodeputetja Tanja Fajon, konkludon se në Kosovë janë bërë hapa përpara për heqjen e regjimit të vizave, por se shteti më i ri në Europë, ka akoma punë për të bërë.
Gjatë qëndrimit të saj dje në Prishtinë, ku është takuar me zyrtarë të lartë të Kosovës, eurodeputetja është shprehur se askush nuk e di me saktësi se kur kosovarët do të qarkullojnë të lirë dhe pa viza.
“E di që ka deklarata të ndryshme, por nuk jam në pozitën që sot të them se kur do të ketë regjim të lirë vizash për Kosovën. Për mua, sa më shpejt, aq më mirë do të jetë, sepse kjo është pika e fundit e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor.
“Por, është e pamundur sot të thuhet kur, sepse varet nga përmbushja e shumë kritereve në katër blloqe të ndryshme. Kemi informata pozitive se Kosova po bën progres, por duhet të presim për vlerësimin e marsit”, ka thënë Fajon, citon “Europa e Lirë”.
Nga ana tjetër, Tanja Fajon ka kujtuar se në mars, në Kosovë do të vijë për herë të dytë misioni i ekspertëve, për të parë situatën nga afër mbi përmbushjen e kritereve të heqjes së vizave. Sipas Fajon, duhen pritur rezultatet e ekspertëve për të dhënë një gjykim mbi situatën.
Gjithashtu eurodeputetja ka përmendur dhe një ndër problemet e Kosovës, siç janë numri i madh i azilkërkuesve,
“Është problem serioz, pasi që është një numër i madh i qytetarëve nga Kosova që kërkojnë azil të rrejshëm dhe kjo është shqetësuese. Është e nevojshme që institucionet e Kosovës të mos lejojnë një gjë të tillë.
Këtë u kërkova ministrave që të luftojnë kundër kësaj, sepse sot më shumë se kurrë, na duhen argumente të mira se kriteret janë përmbushur, se gjithçka është bërë mirë dhe për të siguruar se qytetarët nuk do të abuzojnë apo do të ikin nga Kosova pas liberalizmit”, është shprehur Fajon.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Tanja Fajon është takuar edhe me zyrtarë të Ministrisë së Integrimit dhe ato të Punëve të Brendshme, ku është biseduar mbi shpejtimin e heqjes së vizave.
(a.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18