TIRANE - Greqia do të paraqesë listën e 75.000 shtetasve shqiptarë të shpallur "Persona Non Grata".

Bëhet fjalë për shtetas shqiptarë, të cilët pas liberalizimit të vizave nga vendet e Shengenit konsiderohen si persona të rrezikshëm dhe kandidatë të mundshëm për emigracion klandestin, apo edhe për kryerjen e akteve të dënueshme penalisht.

Një pjesë e shtetasve shqiptarë kanë hyrë në këtë listë, pasi kanë shkelur afatin kohor të qëndrimit në shtete ku kanë vizituar. Lista në fjalë dihet nga organet kompetente shqiptare, si edhe nga të gjitha shtetet anëtare të zonës Shengen.

Ndërkohë rezulton se 7 milionë shtetas shqiptarë lëvizin çdo vit drejt vendeve të Shengenit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)