Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se është vetëm çështje orësh, që Kosova të marrë lajmin për liberalizimin e vizave.

“Procesi për liberalizimin e vizave më nuk është duke i numëruar javët apo ditët, por tani është duke i numëruar orët”, tha Thaçi gjatë një takimi me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“Ky është lajm i mirë dhe është një histori e re për Kosovën”, shtoi presidenti.