Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj disa raportimeve për ikje masive të qytetarëve drejt vendeve të BE-së, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, duke thënë se ato janë të pavërteta.
Në një postim në Facebook, ministri Sveçla ka theksuar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur hyri në fuqi heqja e viza, e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3.687 autobusë, ndërsa kanë dalë nga të gjitha pikat kufitare 2.408 autobusë.
“Për të njëjtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3.511 autobusë ndërsa kanë dalë nga pikat kufitare 3.731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalë këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”, shkroi Sveçla në Facebook.
Sipas tij, një gjë e tillë dëshmohet nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë dhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit se nuk bëhet fjalë për ikje masive të qytetarëve apo flukse të autobusëve.
“Procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe u jam mirënjohës stafit të aeroportit, zyrtarëve tanë policorë atje, si dhe zyrtarëve policorë kudo në pikat tona kufitare”, shkroi Sveçla.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Dhjetor 2025, 14:09
Si ka qenë 2025-a për ju?
-
Vit i mirë
44.9%
-
Vit i keq
26.3%
-
Njësoj
28.8%
Vota total: 612
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Albin ‘Baba’ fitoi, e dinë në Kosovë se kujt i thonë ‘babë’ shqiptarët?!
31 Dhjetor 2025, 16:42
-
Zgjedhjet në Kosovë, minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?
31 Dhjetor 2025, 16:13
-
Shqipëria hap rrugën për heqjen e tarifave roaming me BE, projektligji në konsultim publik! Integrohemi në tregun digjital evropian
31 Dhjetor 2025, 16:08
-
Kurti thotë se do ta takojë Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të Kosovës
31 Dhjetor 2025, 13:22
-
E rëndë në Kosovë/ Gjendet i vdekur një çift të rinjsh në një vilë në Pejë
30 Dhjetor 2025, 19:52
-
BE 'pret' nga Kosova formim të shpejtë të institucioneve
30 Dhjetor 2025, 17:37
-
Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut
30 Dhjetor 2025, 17:22
-
Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme në 2026! Vuçiç: Kush mendon të na sulmojë, ta mendojë dy herë
30 Dhjetor 2025, 17:05
-
Banesa në Prizren përfshihet nga flakët, ndërron jetë 1-vjeçari! U asfiksua si pasojë e tymit (VIDEO)
30 Dhjetor 2025, 11:54
-
Ulet çmimi për ngrohjen në Kosovë, Rregullatori i Energjisë njofton vendimin
30 Dhjetor 2025, 11:09
-
Ylli Pata: Vetëvendosje si PS? Efekti politik i partisë së parë
29 Dhjetor 2025, 23:34
-
Fitorja e LVV-së në Kosovë/ Çejku: Osmani ka dhënë ndihmë në fitoren e Kurtit! Peçi: Kryeministri e ka kuptuar pikën e dobët të opozitës
29 Dhjetor 2025, 22:36