Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Brukselit për të rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën. Rama e cilëson si një hap pozitiv, por shumë të vonuar, ndërsa shton se Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën.

Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën

Edi Rama

Komisioneri i BE-Dimitris Avramopoulos  deklaroi sot nga Brukseli se përmbyllja e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit.