Shefi i diplomacisë spanjolle, Jose Manuel Albares ka konfirmuar deklaratën e dhënë nga Komisioni Europian se shqiptarët e Kosovës nuk mund të lëvizin drejt Spanjës, pavarësisht liberalizimit të vizave.
Albares pas takimit që ka pasur me shefen e diplomacisë gjermane të premten në Berlin, ka thënë se Spanja nuk e njeh Kosovën e për rrjedhojë nuk do të lejojnë as udhëtimet e shtetasve të Kosovës.
“Spanja ka politikën e saj mos-njohëse ndaj Kosovës dhe kjo përfshinë edhe mosnjohjen e pasaportës kosovare, siç e kemi bërë në mënyrë konstante deri tani”, ka thënë Albares.
Spanja ndonëse nuk e njeh Kosovën, nuk ka kundërshtuar liberalizmin e vizave. Vendet tjera që nuk e njohin Kosovën janë: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Ato i njohin pasaportat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Më 18 prill, Parlamenti Evropian e ka miratuar vendimin për vizat, ndërsa dokumenti është nënshkruar më 19 prill.
Vendimi parasheh që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen, prej 1 janarit të vitit 2024. Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë - brenda gjashtë muajsh - në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.8%
-
E gabuar
44.4%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 2041
Lajme të tjera
-
Kurti nga Zvicra: Në dialog jemi në të drejtën tonë, duhet t’i përmbahemi kornizës pa marrë detyrime të reja
22 Shtator, 19:24
-
Begaj i kërkon homologëve të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, njohjen e Kosovës
22 Shtator, 16:43
-
Europol shkatërron 6 banda kriminale në Spanjë, 197 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë! Trafikuan armë dhe 8 ton drogë
22 Shtator, 12:05
-
Arrestimi i tre serbëve në Kosovë, Sveçla: Hedhja e granatës në veri shenjë revolte
22 Shtator, 11:51
-
Çmontohet plantacion me kanabis në Spanjë, arrestohet një shqiptar, tjetri në kërkim! Ikën me vrap pasi u diktuan nga policia
22 Shtator, 10:33
-
Rikthehen tensionet në veri të Kosovës? Shpërthim në Mitrovicë
22 Shtator, 08:50
-
Bajram Begaj në Asamblenë e OKB: Platformë unike për bashkëpunim global! Njihni pavarësinë e Kosovës
21 Shtator, 21:43
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Vuçiç akuza Perëndimit: Keni shkelur ligjin ndërkombëtar për Kosovën
21 Shtator, 20:45
-
Osmani: Biden dha garanci për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën
21 Shtator, 18:41
-
BE: Asociacioni të nisë menjëherë, pa vonesa dhe kushte
21 Shtator, 17:59
-
Shqipëria dhe Kosova në BE më 2030, mes ëndrrës dhe demagogjisë?!
21 Shtator, 16:34
-
Kosovë/ Gati katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri, çfarë po ndodh me hetimet?
21 Shtator, 14:49
Spanska sot është më fashiste se vet serborusia ndaj shqiptarve. gjersa dikur shqiptarët ka dhën jeten duke luftar për lirin e spanjollve …!
PërgjigjuNuk eshte ndonje problem po nuk shkuam ne spanje
Përgjigju