Liberalizohen armët e gjahut
ja kriteret si do veprohet me lejet

Liberalizohen armët e gjahut<br />ja kriteret si do veprohet me lejet
TIRANE- Autorizimet për armët e gjahut do të liberalizohen. Në projektligjin e depozituar në Kuvend, është parashikuar se një gjahtar mund ta marrë armën duke plotësuar kriteret e përcaktuar në ligj dhe më pas ka të drejtë që të marrë autorizimin për të mbajtur armë gjahu pranë organit të policisë, i cili do të jetë në favor të subjektit të interesuar. Sipas ligjit thuhet se për autorizimet për armët e gjahut apo sportive do të jepen për të gjithë personat, profesionist apo amator, të cilët ushtrojnë sportin e gjahut.

“Autorizimi për mbajtje arme gjahu ose sportive, si dhe për armët e tjera, të ndryshme nga armët e zjarrit, që janë objekt i parashikimeve të këtij ligji e për të cilat kërkohet autorizim, jepet nga organi përgjegjës i Policisë së Shtetit në favor të subjekteve: a) për të cilët e drejta e mbajtjes së armës parashikohet nga dispozitat ligjore të zbatueshme për gjuetinë; b) të cilët ushtrojnë në mënyrë profesionale apo amatore veprimtari që përfshihen në sportin e qitjes ose të praktikës me shënjestër; c) për të cilët e drejta e mbajtjes së armëve të tjera parashikohet në dispozita ligjore”,- thuhet në ligj.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e paqes’