Luftëtarët e ISIS-it po mbërrijnë në Evropë edhe në anijet që kalojnë Mesdheun dhe që në bordin e tyre kanë emigrantë ilegalë, deklaroi një këshilltar i qeverisë libiane për BBC-në.
Sipas këshilltarit, Abdul Basit Haroun, i cili ka folur me skafistët në zonat e Afrikës Veriore që kontrollohet nga ISIS-i, skafistët i fshehin militantët mes emigrantëve ilegalë.
"Xhihadistët po planifikojnë sulme në Evropë", theksoi Haroun.
"ISIS-i u premton skafistëve shuma të mëdha parash", shtoi ai.
"ISIS-i i përdor anijet pasi policia evropiane nuk është në gjendje të dallojë një militant të grupimit islamik nga emigrantët normalë klandestinë. Për këtë jam i sigurtë", thotë Haroun./ atsh/