Libi, deti kthen trupat e emigrantëve të vegjël. Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve: U braktisën në plazh për ditë të tëra!

Libi, deti kthen trupat e emigrantëve të vegjël. Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve:  U braktisën në plazh për ditë të tëra!

Imazhet e trupave të fëmijëve të kthyer nga deti në brigjet libiane, pas mbytjes së një anije me emigrantë e cila mbante në bordin e saj të paktën 90 persona, 50 prej të cilëve në kërkim janë shembulli konkret i krizës më të madhe të emigracionit me të cilin po përballet vendi.  

Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve ka konfirmuar rreth pesëdhjetë të zhdukur, midis tyre shumë gra dhe fëmijë. Dëshmitë e të mbijetuarve tregojnë se situata në natën e 19 majit ishte e tmerrshme:

"Unë jam e tronditur nga tmerri i këtyre imazheve - shkruan në Twitter Oscar Camps, duke postuar foto që portretizojnë trupat e fëmijëve të cilët u gjenden të braktisur në bregdet për tre ditë para se të varroseshin të Shtunën në varrezat aty pranë.  Fëmijë të vegjël dhe gra që kishin ëndrra dhe ambicie jetësore. Ata u braktisën për më shumë se tre ditë në një plazh në Zuwara në Libi. Askush nuk u kujdes për ta. "

Zona prej kohësh është bërë baza e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe qeveria libiane nuk është në gjendje të kontrollojë.

Zëdhënësi i IOM-it, Flavio Di Giacomo konfirmoi lajmin e mbytjes së anijes të martën e kaluar. Por sigurisht është e vështirë të thuash me siguri nëse fëmijët e gjetur të vdekur dy ditë më parë ishin në bordin e asaj varke apo nëse në të njëjtën shtrirje të detit mund të ketë qenë një tragjedi tjetër e kaluar në heshtje.

Në dy javët e fundit, në të njëjtat ditë në të cilat mbi 2,000 emigrantë zbarkuan në Lampedusa, pak a shumë po aq janë kapur dhe kthyer nga Rojet Bregdetare Libiane, por, siç ndodh shpesh trupat e pajetë janë rikthyer nga deti dhe janë parë nga peshkatarët, të paktën një duzinë. Duke çuar kështu në më shumë se 600 viktima të cilët, sipas IOM, tashmë kanë humbur jetën në pesë muajt e parë të 2021, tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dhe dy në tre trupa nuk janë gjendur kurrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot