/ATSH-AFP/ - Kryeministri i Libisë i pranuar nga ana e komunitetit ndërkombëtar Abdallah al-Theni njoftoi dorëheqjen në mënyrë të papritur dje në mbrëmje gjatë një interviste televizive, raportoi agjencia e lajmeve libiane "LANA" mbështetëse e qeverisë.
Ky njoftim bëhet i ditur ndërsa po mbahet një sesion i ri bisedimesh për paqe në OKB, në Gjenevë nën drejtimin e emisarit të OKB-së në Libi, Bernardino Leon i cili po vë theksin në arritjen e një marrëveshjeje për qeverinë e unitetit kombëtar.
Gjatë bisedës televizive, al-Theni mori një sërë kritikash nga telespektatorët në lidhje me neglizhencën e qeverisë e cila nuk ishte në gjendje të siguronte shërbimet themelore si energjia elektrike ose për t'i dhënë fund pasigurisë në zonat nën kontrollin e tij.
"Nëse dorëheqja është zgjidhja, atëherë unë jap dorëheqjen këtu", deklaroi kryeministri sipas agjencisë.
/Shqiptarja.com