Orë të sikletshme po kalon presidenca e Macron pas zbulimit të katër raketave franceze anti-tank në Gharian, në një bazë të humbur nga forcat rebele të Khalifa Haftar, 100 kilometra larg nga Tripoli.

Lajmi i bujshëm fillimisht u shpërnda nga New York Times që, duke raportuar përfundimet e një hetimi të Pentagonit, kishte zbuluar praninë e këtyre armëve, të shitura nga Shtetet e Bashkuara në Francë në vitin 2010.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes franceze ka folur për raketa të dëmtuara dhe jashtë përdorimit, të destinuara për të mbrojtur një njësi ushtarake franceze anti-terroriste dhe të depozituar përkohësisht për çmontimin.

Pavarësisht sqarimit, disa pyetje për raketat franceze ende mbeten. Pse atëherë nuk u shkatërruan? Si ranë në duart e Haftarit? A ka shkelur Franca embargon e armëve të OKB-së ndaj Libisë?

Rasti i zbuluar ngre dyshime ndaj Parisit, i akuzuar shpesh për mbështetje të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të udhëhequr nga Fayez al-Sarraj, e mbështetur fshehurazi nga Haftari.

Forcat e gjeneralit Haftar aktualisht po luftojnë për kontrollin e qytetit. Beteja për Tripolin nisi kur forcat e gjeneralit Haftar filluan një sulm në muajin prill.