Të paktën 37 emigrantë të cilët ishin nisur nga Libia në drejtim të Italisë janë mbytur pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe.
Ende nuk është e qartë sa persona kanë qenë në bordin e anijes, por bëhet e ditur se kufomat e 37 personave deri në këto momente janë identifikuar në brigjet e Khoms në lindje të Tripolit të Libisë.
Misionarët e Kryqit të Kuq po mundohen të nxjerrin trupat e pajetë të mbytur në tragjedinë e së dielës.
Kjo tragjedi vjen 2 ditë pasi po në brigjet e Libisë u mbyt edhe një anije tjetër nga e cila u fgjetën 28 persona të pajetë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com