TRIPOLI- Milicitë islamike deklaruan sot se morrën nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tripolit në përfundim të 10 ditë luftime me milicitë kombëtare, njoftoi televizioni lokal "Anaabaa".
"Fajr Libya (Agimi i Libisë) kontrollon krejtësisht aeroportin e Tripolit", njoftoi ky televizion pranë grupit islamik në një lajm urgjent.
Ky pozicion strategjik, që ndodhet rreth 30 kilometra në jug të kryeqytetit është mbyllur që prej fillimit të luftimeve, ishte nën kontrollin e milicive Zenten që prej rrëzimit të regjimit të Mouammar Kadhafi-t në vitin 2011.
Sot në mëngjes, përgjegjësit e milicive islamike, një pjesë e të clëve vjen nga Misrata (lindje të Tripolit), kishte konfirmuar se forcat po avanconin në drejtim të aeroportit, duke marrë nën kontroll një urë dhe një bazë ushtarake./ATSH/
/Shqiptarja.com