TRIPOLI - Edhe pse Pranvera Arabe në Libi përfundoi me rrëzimin nga pushteti të ish-diktatorit Muamar Gedafi, duket se përleshjet e armatosura dhe të përgjakshme janë sërish të pranishme në këtë vend.
Përleshjet e armatosura fisnore në perëndim të Libisë shkaktuan 105 të vdekur dhe rreth 500 të plagosur, bëjnë të ditur burime qeveritare.
Përplasjet e fundit janë shkaktuar nga luftimet midis luftëtarëve nga Zintani, të mbështetur nga një fis i njohur si Guntrara nga Mizdah, dhe anëtarëve të armatosur të fisit Mashashya. Shkaku i përleshjeve të fundit ishte vrasja e një njeriu nga Zintan pas ndalimit të tij në një postbllok, vrasje për të cilën luftëtarët nga Zintani akuzuan anëtarët e fisit Mashashya.
Tensionet mes fiseve në Libi janë të trashëguara që nga koha e Gedafit, kur qeveria e asaj kohe në tokat e shpronësuara të disa fiseve, kryesisht antiqeveritarë, ka vendosur fise të ardhura nga rajone të ndryshme të Libisë.
Këshilli Kombëtar i Përkohshëm, i cili mori pushtetin pas regjimit të Gedafit, është duke bërë përpjekje për ruajtjen e stabilitetit të vendit, popullsia e të cilit është e armatosur dhe ka ende plage të hapura nga konflikti i vitit të kaluar.
(eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com