Serraj bën thirrje për ndihmë ushtarake për Italinë, Ndërkohë mirëpret ushtarët turq.
Presidenti i këshillit Libian, Fayez Serraj i është drejtuar me një letër Kryeministrit italian Giuseppe Conte, SHBA, Britanisë së madhe dhe Algjerisë për të marrë "çdo ndihmë të mundshme", përfshi dhe atë ushtarake, për të ndaluar përparimin e gjeneralit Haftar drejt Tripolit. Kështu edhe ndihma ushtarake.
Presidenti Serraj kurseu kërkesën për ndihmë ndaj Francës pasi tashmë dihet se Macron mbështet ushtarakisht milicinë e Haftar.
Letra e kërkimit të ndihmës u nis pas një takimi të Serraj me Zëvendës Presidentin Ahmed Maitig dhe me drejtuesit ushtarak të Tripolit, të cilin nënshkruan më 27 nëntor "Protokollin ushtarak" me Turqinë, i cili ndërkohë ishte aktivizuar.
Vendet për të cilat bën apel Tripoli janë ata që ushtarakisht në vitin 2016 mbështetën koalicionin "Bunian al Marsus", i cili luftoi dhe mposhti terroristët e ISIS në Sirte.
Çfarë do të thotë kjo lëvizje?
Por përpara se të kërkonte ndihmë, qeveria e Tripolit i kishte hapur rrugë hyrjes së ushtarëve turq në Libi. Shumë në Tripoli e interpretojnë këtë veprim duke shpjeguar se në këtë pikë Erdogan do të ketë karta të tjera për të luajtur me presidentin rus Vladimir Putin në takimin e tyre në fillim të janarit.
Për momentin në Libi, ndodhet një skuadër ushtarësh turq të cilët kanë detyrë manovrimin e dronëve që kontratojnë me ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ata rus që operojnë në zonë.