Vazhdon vala e emigrantëve në Mesdhe.Qindra emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së 2 anijeve në brigjet e Libisë, në afërsi të qytetit zuvara Në anijen e parë ndodheshin 50 persona ndërsa në të dytën rreth 400.
Emigrantët vinin nga Siria , Bangladeshi dhe disa vende afrikane. Rojet bregdetare libiane kanë nisur operacionit e shpëtimit të njerëzve që gjendeshin në bordin e anijes me 400 persona por dyshojnë se pjesa më e madhe e tyre mund të kenë vdekur.
Autoritetet nuk kanë ende një numër të saktë të viktimave, ndërsa deri më tani janë dërguar rreth 100 trupa në spitalin e qytetit Zuvara. Konfirmohet se forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë arritur të shpëtojnë nga përmbytja 20 vetë. Rojet bregdetare libiane kanë konfirmuar se operacionet për kërkimin e trupave do të nisin përsëri nesër.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com